SIGURACIONET

SIGURACIONI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Udhëtimi jashtë vendit është një përvojë emocionuese,
por mund të ndodhin sëmundje dhe aksidente të paparashikueshme.
Faturat mjekësore që rezultojnë nga kjo mund të jenë dërrmuese.
Sigurimi mjekësor i udhëtimit ju mbron në rast sëmundjeje ose aksidenti
kur udhëtoni jashtë vendit. Ai ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të
riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj.

ÇFARË PËRFSHIN?

  • Vizita mjekësore urgjente
  • Shpenzimet për medikamentet mjekësore
  • Trajtime spitalore urgjente
  • Riatdhesim

DËMET E MBULUARA

  • Sëmundje akute
  • Aksidente
  • Humbja e jetës
 

 

SIGURACION AUTOMJETI

Siguracioni i makinës mbulon përgjegjësinë e të siguruarit ndaj palëve të treta për dëme të ndodhura vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta
(MTPL e brendshme) është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorik, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit, ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore, në bazë të Ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.




SIGURIMI I JETËS

Sëmundjet dhe rastet akute nuk zgjedhin.

Sigurimi i shëndetit është mënyra më efikase për t’i paraprirë.

Nëse blini policën e shëndetit, ju përfitoni:

  • Mundësi diagnostikimi, kurimi dhe trajtimi në spitalet më të mira në Shqipëri.
  • Rimbursimin në kohë rekord të shpenzimeve mjekësore.
  • Shërbim mjekësor profesional.
  • Asistencë në përzgjedhjen e spitalit, organizimin dhe transferimin.
  • Pagesë direkte nëpër spitale dhe klinika
× Si mund t'ju ndihmojmë?